Trajtime Trupi pa aparatura – Velvet

Trajtime Trupi
pa aparatura

T-shock
Produkte të mbledhura dhe përpunuara nga natyra, për atë që quhet Gabina e centrimetrave.
Në sajë të tyre, arrihet drenimi i toksinave, favorizohet shkëputja e yndyrnave nga veprimi radiofrekuencë. Ka veprim antioksidues dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës.

Deccoto
Masazhi Terapeutik është një praktikë shëndetësore profesionale, në të cilën aplikohet teknika manuale: terapi ndihmëse, me qëllim që të ndikojë pozitivisht në shëndetin dhe mirëqenien fizike.
Masazhi terapeutik përfshin manipulimin e strukturave të indeve të buta të trupit, për të parandaluar dhe lehtësuar dhimbjen, sikletin, spazmën e muskujve dhe stresin; dhe për të përmirësuar shëndetin. Masazhi terapeutik përmirëson funksionimin e sistemit të qarkullimit të gjakut, limfatik, muskulor, skeletik dhe nervor. Mund të përmirësojë gjithashtu, shkallën në të cilën trupi shërohet nga dëmtimet dhe sëmundjet.

Mezoterapi për Dobësim
Mezoterapia është metodë bashkëkohore, me anë të së cilës bëhet futja e vitaminave, mineraleve dhe aminoacideve në lëkurë, për qëllime të ndryshme mjekuese apo estetike.
Përdoret për eliminimin e celulitit, humbjen e peshës dhe formësimin e trupit, duke larguar yndyrën në vendet e padëshiruara. Përdoret gjithashtu, për tërheqjen e lëkurës, e cila ka humbur elasticitetin e saj për arsye të ndryshme.